Dashuria e Alban Skenderajt me Miriam Canin
Gjashte vjet me pare, ai u shfaq shume modest ne skenen e festivalit te pare te muzikes alternative “Top Fest”, por me pas kenga e tij “Vetem ty” u be hit, ndersa ai idhulli i vajzave.
Kenge dhe videoklipe, turne brenda dhe jashte Shqiperise, imazh televiziv ne reklama, plotesojne ne nje fare menyre profilin artistik te tij.
Pasioni per kengen, vec fames, i solli edhe dashurine. Mesojme se nga nje takim i rastesishem, ne stacionin qendror te trenit ne Zyrih, 27 vjecari takoi “shpirtin binjak” ose “gjysmen tjeter te zemres”, kengetaren e njohur Mirjam Canin.
“Me Mirjamin jam njohur ne mars te 2007-es, ka qene tek stacioni i trenit ne Zyrih te Zvicres. Qe aty filluam te njiheshim dhe pas kontakteve te ndryshme filluam te pelqeheshim”, shprehet Albani.
Nje dashuri qe lindi nga “muzika” dhe perfundon me zgjedhjen e te rinjve per te ndenjur bashke.
No comments:
Post a Comment