Sunday, 24 October 2010

Shpat Kasapi

S
Shpat Kasapi
Normal SSC 4117.jpg
Emri: Shpat
Mbiemri: Kasapi
Profesioni: këngëtar
Ditëlindja: 1 maj, 1985
Vendlindja: Veshalla
Kombësia: shqiptar
Shpat Kasapi lindi më 1 maj të vitit 1985Veshalla, është këngëtar shqiptar nga Maqedonia.

] Biografia

Shkollën fillore e kreu në Veshalle kurse shkollën e mesme në kolegjin turk "Jahja Kemal" në Shkup.Aktualisht studion në Universitetin e Evropes Juglindore në Fakultetin e Shkencave Politike me diplomaci në Tetovë.

Karriera

Karierën muzikore e filloi që nga mosha e re, ku pas disa prezentimeve në festivalet për fëmijë fitoi cmimin e parë në festivalin Bletëzat 98 në Tetovë në moshën 13 vjeçare. Sukseset e pare që paraqesih një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezentimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tirane, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest 2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup.
Sukseset te para qe per te vertet paraqiten nje urë kaluese nga kenga femijerore ishin prezantimet dhe çmimi i pare ne festivalitin "Kenget e stines 2002" Tirane, çmimi i publikut ne festivalin "Nota Fest 2003" ne Shkup dhe çmimi i publikut ne "Albafest 2003", Shkup. Menjehere pas ketyre çmimeve te tjera siç jane : Pop Idoll 2004, Netet e klipit -Interpretuesi me i miri ne klip, Interpretuesi me i mirë ne "Top Fest 1", çmimi hit ne festivalin "Kenga Magjike 2004", cmimi i publikut ne "Kenga Magjike 2005", "Zhurma Show Awards 2005" me kengen pa ty s'jetoj si pop videoklipi me i mire 2005, Best Male 2010 me videoklipin Mekatare si gjithmone ne "Zhurma Show 2010" dhe evenimente te tjera muzikore ku kenget e tij jane degjuar me shume kenaqesi nga adhuruesit e kenges pop ne gjuhen shqipe. Shpat Kasapi deri me tani ka realizuar disa albume te sukseshme dhe mjaft te degjuara.
Albumet:  
Axhamiu (2003) Do te vije nje dite (2004) Pa ty s'jetoj (2005) Kush te ndau prej meje (2006) S'e pranon (2007) Sillu pshtillu (2008) Live popullore (2009) Medikament (2010) Perveq albumeve Shpati ka realizuar edhe disa videoklipe si: Pa ty s'jetoj(pop videoklipi me i mire 2005 ne zhurma show), largohu, se pranon, ti je ajo, depresive etj.. mjaft te pelqyera nga publiku dhe adhuruesit e tij. Shpat Kasapi per kenget e tij me se shpeshti bashkepunon me kompozitorin e njohur Avni Qahili, pastaj me Artan Kastrati, Ejup Shabani, Florent Boshnjaku etj. Ndersa per lookun e tij perkujdeset ne shumicen e rasteve Armend Ramadani zakonisht gjate klipeve. Gjithashtu Shpat Kasapi njihet edhe si nje besimtar i madh islam dhe sic thote ai e ndjej obligim te jeme i tille.
Jeta personale 
Shpat Kasapi qe prej nje kohesh eshte i fejuar me miss Aferdita Dreshaj, shqiptare nga Mali i Zi gjithashtu tashme edhe kengetare. Ata ishin njohur ne Mal te Zi, dhe ne mendimin per martesen Aferdita thote se ate dite do te kisha deshire te isha me e bukur se kurre por me rendesi eshte qe do te jem afer princit tim te kalter. Nderkaq sa i perket muzikes, Shpat Kasapi shpesh ka pasur telashe rreth huazimit te kengeve te tij. Kenget e tij shpesh jane huazur nga ballkanasit. Por ai tashme ka nenshkruar kontrate per mbrojtjen e materialeve muzikore me nje agjensi shqiptaro-gjermane per mbrojtjen e te drejtave te autorit. Eshte duke bashkepunuar me nje agjension per mbrojtjen e te drejtave, me te cilet bashkepunojne edhe kengetaret si Greta Koci e Genta Ismajli. Ndersa a duhet marre masa ligjore ndaj atyre qe huazojne kenget e tij mbetet te shihet. Disa prej kengeve te huazura jane: Mos me prit, Do te fal nje rruze, Ti je ajo, Tash po kthehesh etj. Shpat Kasapi para disa kohesh kishte refuzuar oferten e "Ford Model Agency" per te nenshkruar nje kontrate rreth modelimit. Arsyet sipas tij jane puna dhe karriera.

No comments:

Post a Comment