Sunday, 24 October 2010

Edona LLalloshi lindi në Prishtinë26 korrik 1979.
Edona që në shkollën e ulët kishte filluar të mësoj muzikën. Ka të mbaruar shkollën e ultë dhe të mesme të muzikës. Ka studiuar dhe në Fakultetin e arteve, drejtimi i muzikës. Pas saj qëndrojnë shumë koncerte, çmime e suksese. Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë pjesë nëpër shumë festivale shqiptare. ”Akordet e Kosovës”, kur ishte fëmijë, “Festivali i këngës në RTVSH (Tiranë)”, 1994 me këngën e Gani Llalloshit orkestrim të Naim Krasniqit dhe me tekst të Hil Mosit, shpallet Debitantja më e mire e festivalit. Në viti 1995 me këngën e Naim Krasniqit "Kthemi ëndrrat" arrin deri në finale.
Ka marrë pjesë edhe në "Show Fest 1996" "Zambaku i Prizrenit 1997" ku dhe fitoi vendin e parë, "Polifest 2002", ku fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë, "Kënga Magjike 2005", ku fitoi çmimin e produkcionit dhe në dhjetor 2005 në këngën në RTSH arrin në finale me këngë dhe orkestrim të Xhevdet Gashit, tekst të Arsim Bunjakut.
Disa nga këngët e saja : "Simpatia", "Djali i Kosovës", "Gjenerata ime", "Në dërrasë të vekut", "Mikja e parë", "Më Prit", "Borxhi i dashurisë", "S'dua hiç", "BeatBox potpuri", (këtë këngë e realizoi me vëllaun e saj Milotin), "Pikë në zemër", "Për ty po flas" (poashtu me Milotin), dhe shumë e shumë këngë e hite tjera. Ajo në vit realizon shumë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme rinore në Kosovë dhe jashtë saj. Shpesh ka qenë edhe në vende të para nëpër top-listat e televizioneve e radio shqiptare. Deri më tani ka realizuar gjashtë albume.

No comments:

Post a Comment